Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Futbollistët e stafi duhet të vaksinohen ndaj COVID-19 deri më 1 Tetor

Sezon i ri me rregulla të reja. Federata Angleze ka vendosur ultimatum për klubet që të vaksinojnë të gjithë stafin dhe lojtarët që garojnë në nivelet e futbollit anglez në sezonin 2021-2022. Klubet duhet të sigurojnë vaksina për të gjithë ata që ka në dispozicion, teksa Federata ka lënë edhe një afat që ky proces të përfundojnë deri më 1 Tetor.

Kushdo që nuk e ka marrë të paktën dozën e parë do të duhet ta bëjë këtë brenda dy javëve të ardhshme. Për momentin vetëm dy klube e kanë përfunduar procesin e vaksinimit te anëtarët e saj. Ultimatumi i Federatës Angleze mund të detyrojë shumë futbollistë dhe klube për të ndryshuar planet, sidomos ato të merkatos.

Kjo pasi tashmë në pikën në kontratë që duhet të firmosë ekziston edhe ajo e pranimit për t’u vaksinuar. Ende nuk dihet se kush do jenë masat ndaj atyre që refuzojnë të vaksinohen, por edhe kompania që do ofrohet për të vaksinuar futbollistët dhe stafin. Sipas mediave britanike, nëse një klub refuzon të respektojë ultimatumin, ai rrezikon edhe të pezullohet nga turnetë në varësi të Federatës Angleze.

Share: