Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Ish-kapiteni i Palermos zbulon arsyet e largimit nga Dinamo

Mbërritën me bujë dhe po aq i bujshëm ishte edhe largimi drejt Italisë. Aventura e Fabrizio Miccoli dhe Francesco Moriero nën drejtimin e skuadrës së Dinamos ka marrë fund pas 2 muajsh. 

Dyshja italiane kanë vendosur të largohen nga blutë kryeqytetas. Një lëvizje që ka tronditur jo pak ambientin te Dinamo. Në një intervistë për mediat italiane, zëvendës-trajneri i skuadrës, ish-kapiteni i Palermos, Fabrizio Miccoli ka zbuluar edhe arsyet e këtij largimi. “Nuk kishte kushte për të vazhduar. Kohët e fundit nuk morëm para, madje humbëm. E jona ishte një zgjedhje nga pasioni dhe për të fituar përvojë. Takuam djem të mrekullueshëm. Por pyes veten: pse ta përfundojmë përvojën me konfuzion ose të humbasim kohë? Jemi njerëz që duam të punojmë”.

Ky largim i dyshes italiane lë një boshllëk të madh në shtëpinë e Dinamos në këtë moment delikat të sezonit, për më tepër kjo është lëvizja e dytë brenda një harku kohorë shumë të shkurtër.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.