Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Qarku i Fierit dhe ai i Gjirokastrës kanë dalë nga harta e pranisë së Covid-19. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar 14 qytetarë të tjerë, çka ka bërë që në këto dy qarqe të mos ketë më prani të virusit.

Aktualisht në gjithë Shqipërin mbeten edhe 87 pacientë të tjerë aktiv me koronavirus, nga të cilët Korça dhe Vlora kanë vetëm nga 1 rast, ndërsa Kukësi dhe Dibra nga 2 raste.

Qarku me më shumë raste aktive është Tirana me 28 persona të infektuar, ndërsa Shkodra ka zbritur në vend të dytë me 26 raste. Autoritetet shëndetësore raportuan gjithashtu se janë kryer 1960 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv vetëm 1 qytetar nga Kavaja.

Ndërkohë që në 24 orët e fundit, fatmirësisht nuk ka pasur humbje jete. Situata paraqitet pozitive edhe në Spitalin Infektiv, ku aktualisht janë vetëm 2 pacientë të shtruar, nga të cilët, njëri prej tyre është në terapi intensive.

Gjithsesi ky spital do të vijojë të jetë në funksion të plotë vetëm për të sëmurët me koronavirus. Kjo pasi ekspertët janë në pritje të vjeshtës, e cila parashikohet të sjellë dhe shtim të rasteve me Covid.

Share: