Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Çavushoglu: Nuk jemi kundër, por mos mbështesni terroristët kurdë

Finlanda shpall zyrtarisht planin për të aplikuar për antarësimin në NATO. Këtë e konfirmuan në një konferencë për shtyp, presidenti dhe kryeministrja e vendit, që thanë se aplikimi do të bëhet javën e ardhshme, sapo parlamenti të japë aprovimin përfundimtar për draftin e aplikimit. Më herët gjatë kësaj jave edhe kryeministrja suedeze shpalosi planin e aplikimit. Finlanda dhe Suedia do të aplikojnë në bllok për t’u bërë anëtarë të aleancës. Shtysë për këtë hap, dy vendet kanë marrë nga sulmi rus në Ukrainë.

Presidenti rus Vladimir Putin i tha në një telefonatë të shtunën, homologut finlandez se aplikimi për në NATO është një gabim i madh. Moska ka paralajmëruar për pasoja për gjithë kontinentin, pa i specifikuar ato. Antarësimi i këtyre dy vendeve ishte një prej pikave kryesore të diskutimit edhe në takimin informal të ministrave të jashtëm të aleancës në Berlin.

Në takimin që pati me homologët e tij të Finlandës dhe Suedisë, ministri i jashtëm turk Mevlut Çavushollu tha se Ankaraja nuk ua ka mbyllur atyre derën, por ua bëri të qartë se populli turk është kundër përfshirjes së tyre në aleancë nëse nuk reshtin se mbështeturi terroristët kurdë.

E pranishme në takimin informal të kryediplomatëve të NATO-s në Berlin ishte edhe ministrja e jashtme shqiptare Olta Xhaçka, e cila po ashtu shprehu mbështetjen e Shqipërisë për antarësimin e Finlandës dhe Suedisë. Xhaçka u takua edhe ministrin e jashtëm ukrainas Dimitro Kuleba, i pranishëm në këtë takim.

Share: