Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Distria Krasniqi e ka rrëmbyer medalje e artë në “Tokio 2020”.

Distria Krasniqi i ka siguruar medalje Olimpike Kosovës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke e rrëmbyer të Artën, raporton RTV Albania.

Në finalen e madhe, Distria e mposhti japonezen, Funa Tonaki.

Kjo është medalja e dytë Olimpike për Kosovën, pas Majlinda Kelmendit që fitoi të Artën në vitin 2016.

Pas triumfit, Distria është deklaruar për RTK-në:

Po ndjehem shumë mirë, shumë e lumtur, e lehtësuar sepse një ëndërr që e kam pasë prej fëmijërisë e kam realizuar. Kjo medalje shkon për vendin, për familjen, për gjithë ata që më kanë mbështetur“, u shpreh Distria.

Nuk ka siguri të madhe në olimpiadë, por janë ndjerë shumë mirë, kam qenë në performancë shumë të mirë, i besoj shumë punës së trajnerit dhe ka dalë ashtu si e kemi planifikuar“.

Ka qenë një luftë shumë e vështirë kundër japonezes, sepse Japonia e ka xhudon më të mirë në botë“.

Është fillimi, jam ende e re, pretendoi të marrë pjesë edhe në tri Olimpiada, do të vazhdoj të punoj“.

Share: