Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Ganimete Mulliqi është vajza që merret me agjension të patundshmërisë dhe është goxha e sukseshme në punën që bënë,met vërtet ka edhe shum vajza të zgjuara dhe të suksesshme në Kosovën tonë,këtë na e dëshmon më së miri edhe rasi i Ganimetës.

Karrierën në këtë profesion e ka filluar që nga viti 2015,ku nga dëshira e madhe për këtë profesion,ka vendosur t’i përkushtohet edhe më shumë.

Ajo si 20 vjeçare ka filluar të punojë me disa agjensione ku pastaj edhe është rritur gradualisht biznesi,poashtu na thekson se dëshira për këtë lloj profesioni ka ardh nga vullneti për punë,duke pasur gjithashtu edhe përkrahje shumë edhe nga familjarët dhe shoqëria.

Gjithashtu Ganimetja thekson që primare që do të donte të ndryshonte është që së pari të fuqizohet ekonomia,ku pas fuqizimit të ekonomisë çdo gjë tjetër do të ishte më e lehtë për të punuar,por poashtu edhe ngritja e dëshirës dhe vullnetit për punë.

Në të kaluarën është marrë me modelizëm dhe dizajnë,por kur e pyesim se a mendoni të riktheheni përsëri në këto fusha,ajo na thotë se këto dy drejtime thjeshtë i ka pasur si hobi në të kaluarën dhe nuk ka qenë profesioni im primarë.

Mirëpo kur e pyesim për planet e saja për të ardhmen,ajo na tregon se ka ndërmend të zgjerojë biznesin e saj,asnjëher nuk dëshiron të ankohet sa i përket lodhjeve në punë,duke falemnderuar Zotin për këtë dëshirë të madhe që i’a ka dhënë për punën.

Ganimetës i dëshirojmë shëndet dhe shum suksese në punët e saja të pandalshme,sepse met vërtet Kosova jonë ka nevojë më shum për kësi lloj njerzish.

Share: