Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7


Gazeta Express dhe T7 kanë fituar betejën ligjore kundër Blerim Devollit për dokumentarin e titulluar “Devollistan” që trasnmetohej në kuadër të emisionit “Zona Express”

Gjykata Themelore në Pejë ka marrë vendim që të refuzojë padinë e Blerim Devollit përmes së cilës kishte pretenduar se përmbajtja e dokumentarit ‘Devollistan’ në kuadër të emisionit Zona Express përmbante shpifje dhe fyerje.

Gjykata në aktgjykim ka treguar se e kanë analizuar në detaje përmbajtjen e emisionit dhe kanë konstatuar se asnjë prej argumenteve të paraqitura nuk përbën shpifje.

Gjykata Themelore përveç tjerash ka konstatuar se me asnjë provë nuk është vërtetuar se përmbajtja e emisionit i është drejtuar paditësve me dashje dhe se ka pasur qëllim diskreditimin dhe poshtërimin.

Blerim Devolli në padinë e tij kishte kërkuar dëmshpërblim në shumë totale prej 350  mijë eurosh si kompensim për dëmtim moral. 

Gjithashtu kishte kërkuar që dokumentari “Devollistan” të fshihej nga çdo platformë mediale.

Dokumentari “Devollistan” në kuadër të emisionit “Zona Express” ishte transmetuar në prill të vitit 2017, e ku tregohej për shtrirjen e bizneseve të Devollëve dhe ndikimin e tyre.

Share: