Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendim për tetë zyrtarët policorë të cilët u prangosën ditë më parë pas një aksioni të policisë në koordinim me Inspektoratin e Policisë e për të cilin raportoi ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Nga burimet miret vesh se Bedri Januzit, Visar Shalës, Millosh Kovaçeviqit, Valon Bajqincës, Vedat Fetahut dhe Rexhep Selimit i është caktuar masa e paraburgimit. Kurse Marigona Gashit dhe Donikë Mjakut u është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Ndryshe, aksioni i djeshëm i policisë filloi në Stacionin Policor – Jugu, për të vazhduar më pas edhe në lagjen “Taslixhe” dhe në fshatin Bardhosh të Prishtinës. Përveç arrestimeve, pati edhe konfiskime të gjërave të ndryshme.

Policët e arrestuar dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ushtrim ndikimi, shit-blerje të drogës, falsifikim të dokumenteve zyrtare, marrje të ryshfetit etj.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.