Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Kryetari i parlamentit, Glauk Konjufca, ja ka dorëzuar zyrtarisht detyrën e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

“Kam nderin dhe përgjegjësinë që të ja dorëzoj detyrën Vjosa Osmani Sadriut. Ajo ka pasur përfaqësim të dinjitetshëm në të gjitha pozitat që ka pasur si deputete dhe ato tjerat”, tha Konjufca.

“E dyta është një person që në angazhimin e vet politik ka qenë një mbrojtëse e vlerave dhe parimeve dhe një avokate e pakompromis e kombit shqiptar. Duke qenë se pozita e presidentit është pozita më e lartë shtetërore, e cila duhet ta përfaqësoj në tërësi popullin. Nuk kam dyshim se ëktë përgjegjësi do ta kryejë me nderin për popullin të cilin ajo përfaqëson ajo. Presidente urime detyra e re, unë si kryetar i Parlamentit pres bashkëpunim të mirë”, shtoi ai.

Share: