Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Galuk Konjufca është shprehur i bindur se partia e tij e kalon 50% e votave kur të numërohen edhe votat e diasporës.

“Unë jam i bindur që me votat e diasporës kalon 50%”, është shprehur Konjufca.

Megjithatë, Konjufca e konsideron sukses edhe nëse VV’ja nuk e kalon këtë më shumë se gjysmën e përqindjes.

“Por edhe nëse nuk kalon, rreth 50% është pothuajse gjysma e popullatës së Kosovës”, thotë Konjufca ne T7.

Ai gjithashtu tha se kur kuptohet se pothuajse cdo i dyti qytetar e ka votuar VV’në, kjo është një arritje e jashtëzakonshme sipas tij.

“Kur e kupton që cdo i dyti qytetar e ka votuar VV’në, është një arritje e jashtëzakonshme”, shtoi Konjufca.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.