Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Glauk Konjufca: nuk ka qenë e mençur vendosja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Anëtari i kryesisë së VV-së, Glauk Konjufca, thotë se nëse Kosova kushtëzohet për hyrjen në BE me zhvendosjen e ambasadës së Kosovës nga Jerusalemi, atëherë kjo do të rishqyrtohet.

Ai thotë se nëse kushtëzohet nga BE-ja, atëherë rishqyrtimi duhet të bëhet, pasi është vitale dhe jetike për Kosovën që t’i bashkohet Bashkimit Evropian.

“Ajo do të mbetet aty ku është, deri nëse eventualisht ne kushtëzohemi gjatë proceseve të ndryshme ndërkombëtarë që të mos jetë aty. Psh nëse Kosova kushtëzohet nga Bashkimi Evropian gjatë procesit integrimeve evropiane që hyrja jonë në BE të kushtëzsohet përmes ndryshimit të lokacioneve të ambasadës sonë, unë mendoj që kjo do të duhet të rishqyrtohej. Meqenëse është vitale për Kosovën dhe jetike që ne të bëhemi pjesë e BE-së”, tha Konjufca në DebatPernime.

Share:

Avatar photo

editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *