Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Hysni Gucati është duke e vazhduar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë, shkruan RTV Albania.

Teksa u pyet se a ka parë emra të dëshmitareve shqiptar në dokumentet e Speciales, Gucati tha se jo nuk ka parë. 

Por një gjë e tillë nuk është kuptuar nga prokurorja e rastit. 

Ajo ka vazhduar që të insistojë me kë të pyetje për Gucatin. 

Ai i ka sugjeruar që të marrin një njohës të gjuhës shqipe që t’ua sqarojë fjalitë. 

“Jo shqiptar, se duhet me thënë po shqiptar i bie që po. Kjo është fjala dhe teksti në gjuhën shqipe. Jo shqiptar. Nëse them po shqiptar i bien që po është e vërtetë. Por unë po thom jo shqiptar. Ju lutem, mos ma ngatërroni se gjuhën shqipe të paktën e di shumë mirë sepse babë edhe nënë i kam shqiptar. Kam lind shqiptar. Jam shqiptar. Thirreni një gjuhëtar të gjuhës shqipe dhe mundet që këtë fjalinë time t’ua shpjegojë shumë mirë”, ka thënë ai. 

Share: