Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Kalon nëpër rrugët që ke thënë nuk do të kaloj.
Jeton në vendet që ke thënë nuk do të jetoj.
Të merr malli për ata që ke thënë nuk do të më merr.
Mësohesh me mungesën e atyre që ke thënë nuk mundem pa ta.
I pret ata që ke thënë nuk do t’i pres.
I harron ata që i ke pritur shumë.
Tërhiqesh nga ata që ke thënë nuk hjek dorë.
I bënë ato që ke thënë nuk mund t’i bëjë.
Bëhen ato që ke thënë nuk bëhen
Dhimbjet që ke thënë nuk mund t’i mbijetosh, do të rilindin.
Ato që mendove se mbaruan do të jenë një fillim për ty.
Çdo gjë është e mundur në këtë jetë.
Të vjetërit kanë ditur diçka që kanë thënë:
“Ha një kafshatë të madhe e mos fol fjalë të madhe”
Zotit i qofshim falë sa pak dijmë!

Shkruan : DardDan foniqi

Share: