Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka folur në emisionin Pressing në T7 për takimin me Radonçiqin. Thotë se Veselinoviqin nuk e ka takuar kurrë.

“Përditë Albini e ka ulë Rakiqin në tavolinë. Përditë e ka në mbledhje të qeverisë. Me Listën Serbe po na mbivotojnë. Lista Serbe e Rakiqit dhe Radojçiqit po na mbivoton”, thotë Haradinaj.

“Unë e kam takuar Radojçiqin dhe nuk është diçka që nuk ndodh. Mos harroni, në Amerikë ata takohen me të gjithë. Edhe ata vetë. Kur vjen puna me i nda detyrat i ndajnë. Amerikanët takohen me njerëz që i kanë shti në ‘listën e zeze’ por i ndajnë detyrat”, tha Haradinaj.

“Takimet e mija janë bërë në interes të këtij vendi. Unë do të të takohem me serbët e Kosovës pa i paragjykuar se ku përfundon ndonjëri prej tyre në të ardhmen”, shtoi ai.

“Ai ka qenë vendimmarrës politik i serbëve të Kosovës”, tha Haradinaj për takimin me Radonçiqin.

Haradinaj thotë se Veselinoviqin nuk e ka takuar kurrë.

“Veselinoviqin s’e kam takuar ndonjëherë në jetë. Ishin dy vëllezër, i kam pa në foto në media. Në jetë s’i kam takuar ndonjëherë”, theksoi Haradinaj.

Share: