Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas regjistrimit të 36 viktimave të reja nga COVID-19, duke thënë se ky pushtet e kjo klasë politike duhet të kthjellet, raporton RTV Albania.

Haradinaj ka thënë se 36 prej nesh, prej sot nuk janë më, ky është një rekord i zi për Kosovën. E që situata është jashtëzakonisht e rëndë dhe nuk menaxhohet me takime rutinë e me masa sipërfaqësore.

Ai ka thënë se Qeveria duhet t’i orientojë krejt potencialet njerëzore e financiare në mbrojtje të shëndetit e popullit, detyrë mbi detyrat sot është mposhtja e sëmundjes së shekullit.

Postimi i tij i plotë:

36 prej nesh, prej sot nuk janë më. Ky është një rekord i zi për Kosovën. Përtej politikës, ky pushtet e kjo klasë politike duhet të kthjellet. 

Situata është jashtëzakonisht e rëndë dhe nuk menaxhohet me takime rutinë e me masa sipërfaqësore. Qeveria duhet t’i orientojë krejt potencialet njerëzore e financiare në mbrojtje të shëndetit të popullit. Detyrë mbi detyrat sot është mposhtja e sëmundjes së shekullit. 

Me shpresë se ky i sotmi është rekordi i fundit i zi, e ftoj Kryeministrin Kurti ta kuptojë seriozitetin e gjendjes së krijuar dhe të veprojë në përputhje me situatën. 

Atyre që sot e gjithë këto ditë i kanë humbur të dashurit e tyre, ngushëllimet më të sinqerta!

RH

Share: