Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur shqetësim për shtrenjtimin e energjisë elektrike. 

Në një reagim të bërë në profilin e tij në Facebook, Haradinaj thotë se qytetarët që konsumojunë më se 800kWh do t’iu rritet çmimi i energjisë elektrike me 85.18% për tarifën e lartë dhe 104.15% për tarifën e ulët.

“Një qytetar i zakonshëm që minimalisht ka harxhuar 850kWh, me 60% në tarifën e lartë dhe 40% në tarifën e ulët, ka paguar 49.68 euro. Kurse tash, me Qeverinë Kurti që ka drejtimin e vendit, do të paguajë 92.40 euro”, shkruan tutje Haradinaj.

Share: