Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Haxhi Avdyli, deputeti nga Lista Guxo është shprehur se kanë votat e mjaftueshëm për zgjedhjen e Vjosa Osmanit si president e Kosovës, shkruan RTV Albania.

Avdyli ka bërë me dije se kanë kontaktuar me deputetët të cilët kanë deklaruar se nuk janë të informuar për seancë, derisa ka mohuar se ka pasur pazare.

“Besoj se do të jetë një seancë e suksesshme është një ditë e mirë për demokracinë në Kosovë. Vullneti i qytetarëve për të votuar personat për ta jetësuar këtë ndryshim do të realizohet sot. Besoj që kjo punë do të kryhet sot, dhe nuk do të këtë problem. Keqkuptimet që kanë ndodhur me deputetë janë rregulluar. Sot do të kurorëzohet me sukses zgjedhja e presidentit”, ka thënë Avdyli, përcjell RTV Albania.

Share: