Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka kryer procesin e votimit, i shoqëruar nga familjarët e tij.

Gjatë prononcimit para gazetarëve, ai i ftoi gjilanasit kudo që janë sot që të ndajnë pak kohë, siç e quajti, në ketë “ditë të bardhë nëntori dhe në këtë të diel” që me gëzim dhe në mënyrë festive të dalin të votojnë dhe ta përmbyllim procesin e pushtetit lokal.

“Është jo vetëm obligim qytetar, por edhe përgjegjësi e secilit prej nesh që të kujdesemi për të zgjedhurit tanë. Apeli im është ‘shfrytëzojeni këtë ditë, këtë mundësi dhe projektojeni katërvjetëshin e ardhshëm për të gjithë interesin tuaj dhe besimi juaj shprehet vetëm me votë’”, deklaroi Haziri.

Share: