Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, së bashku me anëtarë të tjerë të PDK-së kanë bërë homazhe para shtatores së heroit, Zahir Pajazitit, në 24 vjetorin e rënies së tij.

Hoxhaj ka theksuar se sot në këtë përvjetor janë pa praninë e të parit të PDK-së, Kadri Veseli, të presidentit Hashim Thaçi, Jakup Krasniqit, të cilët po përballen me Gjykatën Speciale. 

“Kjo ditë është e veçantë për Kosovën, kur në rrugëtimin tonë për liri po e paguajmë përsëri një çmim te dytë. Dhe këtë çmim të dytë po e paguajmë para një gjykate. E para saj kauza jonë për liri, ne jemi të sigurt që shokët tanë do të dalin fitimtarë dhe faqebardhë. Ndërsa, ne si Parti Demokratike e Kosovës do të ndjekim idealet e tyre, do të ndjekim qëllimet e tyre dhe do e përmbyllim shtetndërtimin e Kosovës duke e anëtarësuar Kosovën në OKB, në Bashkim Evropian dhe në NATO”, ka thënë Hoxhaj. 

Gjatë ditës, Hoxhaj do të bëjë homazhe edhe në kompleksin memorial në Lladoc, te përmendoret Zahirit, Akifit dhe Edmondit me komandantët e Llapit në Orllan.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *