Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Kërkesa pas publikimit të videove të papërshtatshme  

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani i ka dorëzuar Këshillit të Lartë Gjyqësor kërkesën për pezullim dhe shkarkim nga detyra të Enkeleda Kapedani.

Kërkesa vjen pas publikimit të një sërë videosh të papërshtatshme që gjyqtarja kishte bërë në zyrën e saj në Gjykatën e Elbasanit, ku ishte nënkryetare në detyrë, ashtu dhe në ambiente të tjera.

Kreu i ILD, Artur Metani e ka cilësuar aktin e gjyqtares diskreditim të figurës së magjistratit, ndaj edhe ka shfrytëzuar për herë të parë mekanizmin ligjor të pezullimit të një magjistrati ndërsa ndodhet në hetim disiplinor.

Vetë gjyqtarja mohoi ekzistencën e profilit të saj në “TikTok”. Ndërsa ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i cilësonte “të pakomentueshme shfaqjet e gjyqtares së Elbasanit” duke shtuar se “qysh prej Dhjetorit 2019, i kishte kërkuar me shkrim KLGJ-së verifikimin dhe marrje mase për të pas lirimit të një subjekti kriminal”.

Share: