Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar pas situatës në Deçan ku janë helmuar mbi 900 persona.

Meta ka shkruar se po e përcjell me shqetësim situatën emergjente atje.“Me shqetësim po e përcjell situatën emergjente në komunën e Deçanit.Qytetarëve të helmuar ju uroj shërim sa më parë dhe tejkalimin pa pasoja të kësaj situate.Familjeve të tyre ju shpreh mbështetjen dhe solidaritetin tim më të thellë.Me besimin e plotë se institucionet shtetërore përgjegjëse dhe drejtësia në Republikën e Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet dhe po bëjnë përpjekjet e duhura për zbulimin, zbardhjen e shkaqeve dhe kapërcimin e tyre, e nxis Qeverinë shqiptare t’u gjendet pranë, sipas mundësive, me ekspertizë dhe çdo ndihmë të nevojshme.Shqipëria dhe Kosova gjithmonë krah njëra-tjetrës!”, ka shkruar ai në Facebook.

Share: