Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Nga shtatorja e idolit të tij politik, u nis për në Kuvendin e Kosovës.

Kjo rrugë që po e bën drejt një prej institucioneve më të rëndësishëm në vend, mund të jetë e fundit në cilësinë e qytetarit.

Të premten, Nasuf Bejta pritet që të jep betimin si deputeti më i ri i legjislaturës së tetë.

Andaj çështjet procedurale iu prezantuan nga shefja e grupit parlamentar, pjesë e të cilit do të jetë.

61-vjeçari, i cili vjen nga fshati Smrekonicë i Vushtrrisë, në opinionin publik njihet si kundërkandidati i vetëm i Vjosa Osmanit në zgjedhjen për president të vendit.

E në komunën e tij ai njihet si punëtor i vjetër i arsimit, për çfarë thotë se do të kontribuojë edhe si deputet.

Ai ka një opinion edhe për rrogat që nuk iu janë paguar atij vetë dhe kolegëve të tij.

Inxhinieri do ta zëvendësojë ish-deputeten e VV-së, Vasfije Krasniqi, e cila dha dorëheqje për arsye shëndetësore.

Nasuf Bejta do të jetë deputeti i tretë me radhë nga VV që ulet në Kuvend si pasojë e dorëheqjes së të zgjedhurve nga partia në pushtet.

Share: