Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Ish-kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka përmendur dy arsye për rritje çmimesh në produktet bazë në vend, teksa njërën nga mundësitë e ka vlerësuar si të jashtëligjshme.

Prestreshi, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se njëra nga format e jashtëligjshme të rritjes së çmimeve mund të jetë edhe bashkëpunimi mes furnizuesve që të ndodh një gjë e tillë, shkruan RTV Albania.

“Për të dytën, lojtarët të cilët e furnizojnë tregun me këto produkte, mund të jenë marrur vesh në form të shkruar apo të bashkërenduar për rritje dhe kufizim të çmimeve”, deklaroi ai.

“Autoriteti i Konkurrencës është organi i vetëm shtetërorë që mund ta konstatoi njërën apo tjetrën”, shtoi më tej ish-kryetari i AKK-së.

Postimi i plotë:

Deklaratë pë medie,

Çmimet e produkteve bazë ushqimore po rritën, gjithëashtu veçse janë rritë çmimet e disa produkteve ndërtimore (armatura, betoni etj). Kjo rritje e çmimeve të këtyre produkteve mund të ndodh për dy arsyje, arsyje e parë është e logjikshme dhe objektive dhe arsyja e dytë është e jashtëligjshme.

  1. Për të parën, çmimet rriten sepse kërkesa mund të jetë e njetë siq ishte ndërsa furnizimi apo oferta është zvogëluar, dhe parimet e mikroekonomisë e tolerojnë një lëvizje të tillë, duke i pasë parasysh rritjen e variablave tjera deri në ekuilibër.
  2. Për të dytën, lojtarët të cilët e furnizojnë tregun me këto produkte, mund të jenë marrur vesh në form të shkruar apo të bashkërenduar për rritje dhe kufizim të çmimeve.

Autoriteti i Konkurrencës është organi i vetëm shtetërorë që mund ta konstatoi njërën apo tjetrën.

Nëse varianti i hipotezës së dytë është duke ndodhë, kjo mund të jetë si rezultat i mos funksionalizimit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.

Sido që është, uroj që nuk ka ndonjë kartel të tillë, sepse me rastin e funksionalizimit të AKK-së, institucioni ligjërisht ka të drejtë të kthehet mbrapa 5 vjet, dhe t’i hetoi pretendimet e ngritura nga të gjithë.

VP

Share: