Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Ish-anëtari i LVV-së dhe ish-kandidati për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori ka publikuar një fotografi të ish-zëvendësministrit në Qeverinë e PAN-it, Isa Xhemajlaj, i cili është parë në një ndejë bashkë me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Drenori ka shkruar se Xhemajlaj posedon dy banesa me mbindërtim në qendër të qytetit, të cilat akuzohet se s’i ka paguar asnjëherë, shkruan Express.

“Është ky ish-zëvendësministër i PAN-it që posedon 2 banesa mbindërtim në qendër të Drenasit e për të cilat pronari që i kishte ndërtuar, në gjykatë kishte deklaruar se ky ish-zëvëndesministri i PAN-it kurrë nuk i kishte paguar (procesi gjyqësor ishte zhvilluar në 2017), sepse motra e tij kishte “qëlluar” drejtoreshë komunale për inspeksion në Drenas në kohën kur jashtligjshëm ishin bërë mbi ndërtimet”, ka shkruar Drenori.

Ai ka shkruar se “ata që i “shamë” bashkë me Albinin dje, sot po reciklohen dhe akomodohen te Albini”.

Postimi i plotë i Drenorit:

Ish-zëvendësiministri i PAN-it gju me gju me Albinin dje në Drenicë. (Foto 1).

PAN ishte qeverija më gllabëruese e pasluftës (mendimin e përbashkët që e ndamë me Albinin në 2019 kur edhe u vendos të fillonte një fushatë kundër PAN-it). (Foto 2).

Është ky ish-zëvendësministër i PAN-it që posedon 2 banesa mbindërtim në qendër të Drenasit e për të cilat pronari që i kishte ndërtuar, në gjykatë kishte deklaruar se ky ish-zëvëndesministri i PAN-it kurrë nuk i kishte paguar (procesi gjyqësor ishte zhvilluar në 2017), sepse motra e tij kishte “qëlluar” drejtoreshë komunale për inspeksion në Drenas në kohën kur jashtligjshëm ishin bërë mbi ndërtimet.

Pra, ata që i “shamë” bashkë me Albinin dje, sot po reciklohen dhe akomodohen te Albini.

Sa gjynah që qytetarët e Drenasit (që nuk votojnë PDK-në) nuk kanë alternativë te lista e VV-së.

Për kandidatin e Drenasit të recikluar në listën e VV-së, kam shkruar më herët dhe do e ripërseris edhe me fakte tjera që dëshmojnë se sa borgjli te PDK-ja është dhe po t’i thotë njëri nga të fortët e PDK-së të del nga lista, ai për shkak të borgjit, pa i bërë dy fjalë do të dilte!

Brenga ime pas 14 shkurtit: shkoj PAN-i e erdh NAP-i.

Fotografia e Xhavit Drenori
Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.