Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Kualifikohen pasi u përballën me Belgjikën dhe Zvicrën

Itali – Spanjë do të jetë gjysmëfinalja që do të luhet më 6 Korrik në Londër. Kjo është sfida e parë e vendosur pas çerekfinaleve të zhvilluara të premten. 

Italia do të vijojë rrugën drejt trofeut që e ka fituar vetëm një herë në 1968. Skuadra e Mancini mundi me rezultatin 2 – 1 një pretendente si Belgjika. Barella realizoi në të 31’ duke shfrytëzuar një pasim të gabuar të belgëve. Insigne shënoi sërish në momentet e fundit të pjesës së parë. 

Lukaku shkurtoi diferencën me 11-metërsh në minutat shtesë. Në të dytën aksionet e organizuar nuk sollën ndryshim të rezultatit, duke kualifikuar italianët. Spanja vuajti edhe pse ishte më kërkuese, por në fund kaloi me sukses përballjen me Zvicrën pas penalltive. 

Koha e rregullt e sfidës së luajtur në Shën Peterburg u mbyll në barazim 1 – 1. Spanja kaloi në avantazh në minutën e ‘8 me autogolin e Zakaria. Shaqiri i cili mbajti shiritin e kapitenit barazoi rezultatin në të dytën, ndërsa Freuler la Zvicrën prej minutës së 77’ me 10 lojtarë për shkak të kartonit të kuq. 

Pjesët shtesë nuk sollën gola të tjerë dhe takimi u vendos te 11-metërshat. Zviceranët gabuan më shumë duke i hapur rrugën spanjollëve që e kanë fituar 3 herë Kampionatin Europian.

Share: