Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Gjykata Speciale i ka dhënë leje ish-kreut të PDK’së që të qëndrojë në Kosovë me rastin e vdekjes së babait. Një gjë të tillë nga Haga e kanë konfirmuar për Gazetën Express.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, Gjykatësi i Procedurës Paraprake e ka udhëzuar Regjistrin që të mundësojë një vizitë nën kujdestari në Kosovë për z.Veseli për të mbajtur zi me familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në ndalim paragjyqësor dhe në ndalim të Dhomave të Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës janë duke i përkrahur Dhomat e Specializuara të Kosovës.”, thuhet në përgjigjen e Speciales.

Ndërkohë Gazeta Express iu sjell pamje nga shtëpia e Veselit në Mitrovicë, ku shihen njerëz për ngushëllime.

Share: