Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Liberalizimi i vizave në fokusin e takimeve me Osmanin e Kurtin

Kancelari Gjerman Olaf Scholz të premten do të qëndrojë në Prishtinë.

Eshtë konfirmuar për RTV Albania se ai do të zhvillojë takime me presidenten e vendit Vjosa Osmanin dhe kryeministrin Albin Kurti. Analisti Artan Behrami i cili ka qenë këshilltar i presidentit Hashim Thaçi thotë se vizita e tij në Kosovë është një sinjal i mirë për angazhimin e tij në liberalizimin e vizave.

Në fund të Qershorit, çështja e liberalizimit të vizave do të diskutohet në takimin e Këshillit të ministrave të Bashkimit Evropian. Në këtë takim, pashmangshmërisht që temë kryesore do të jetë edhe ajo e dialogut.

Pas Kosovës, kancelari gjerman pritet të vizitojë Beogradin, Selanikun, Shkupin për të përfunduar në Sofje vizitat e tij në Ballkan.

Share: