Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë se 96% e fëmijëve në Kamenicë qëndrojnë në shtëpi, e nuk janë të integruar në shkollimin parafillor.
Ai u shpreh se kjo gjë duhet të na tmerrojë dhe duhet bërë e pamundura që fëmijët të mos vërejnë mungesën e zhvillimit në Kosovë.
Tutje, Kastrati tha se kopshti në Shipashnicë të Poshtme do të shërbejë që të ulet diskriminimi i fëmijëve pasi që nuk është fer që fëmijët nga qyteti të jenë në avantazh që në moshën tre vjeçare.