Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Katër persona me COVID-19 kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në vend.

Në ndërkohë pozitiviteti i rasteve ka shënuar rënie pasi janë konfirmuar 1721 persona me koronavirus nga gjithsej 8.205 testime të kryera apo 20.97 %.

Sot janë shëruar 2.704 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 183.111, njofton rtvalbania.tv.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.407 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.791.536 doza të vaksinës. Deri më sot 807.900 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 87.965 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Në total numri i rasteve aktive në vend është 30.097.

Share: