Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Kush eshtë këngëtarja Mira Janji, redaksia e RTV ALBANIA ju a sjell një përshkrim për të.

Mira Janji, ky emër i njohur i skenës sonë muzikore Shqiptarë, sukseset e saja nuk janë ndalur asnjëherë dhe as nuk do ndalen sepse Mira përveç se ka një talent të jashtëzakonshëm në muzikë, poashtu ajo është edhe shumë kërkuese, punëtore, energjike dhe e zonja sa i përket tregut muzikor.

Sukseset e saja i ka filluar me suksesin e parë duke marrë pjesë në konkursin e parë tek zërat e rinjë,ku ka fituar çmimin e parë, ku publiku e priti shum mirë,me duartrokitje të jashtzakonshme, ku e bënë të emocionohej tej mase këngëtaren.

Si nxënëse dhe studente ajo poashtu ishte e veçantë dhe ekselente brenda dhe jashtë vendit,poashtu pedagoge e kantos në itali, gjë që duhet vlerësuar shumë kjo gjë, sepse nuk është gjë e vogël të jesh pedagoge e kantos në Itali.

Se sa është e zonja dhe e suksesshme në karrierën e saj muzikore Mira,e tregojnë edhe pjesmarrjet e saja në festivale të ndryshme,ku doli si fituese si psh në “Çelësin Muzikor”, “Zhurma Show” dhe shumë festivale tjera ku doli triumfuese.

Asaj me një zë të veçantë dhe brilant asnjëher nuk iu kanë ndalur ftesat për koncerte brenda dhe jashtë vendit, si psh në “Maratona e Këngës”, “Këngë moj” në Shqipëri, poashtu koncerte dhe mbëmje të ndryshme muzikore si në Amerikë, Australin e largët, Evrop dhe gjithandej ku ka Shqiptarë.

Mira është këngëtare universale që i këndon gjitha rrymat muzikore, si ato Shqiptare poashtu edhe në të tjera gjuhë.

Njihet për këngët e saj hite si osh “Nëse svjen sonte”, “Shqipëri moj tungjatjeta”, etj. Poashtu ka realizuar 4 albume dhe shumë e shumë këngë tjera.

Kur e pyesim se a ka ndonjë gjë risi në aspektin muzikor, ajo na thekson se së shpejti del kënga e re e kompozuar nga unë, ku dua ta lë suprizë për publikun.

E ne këngtares së mrekullueshme Mira Janji i urojmë shëndet dhe shumë suksese në karrierën e saj muzikore.

Share:

Avatar photo

editor