Pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës, seanca ka vazhduar me zgjedhjen e nënkryetarëve.
Nënkryetare e Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje është zgjedhur Saranda Bogujevci.
Bedri Hamza është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit nga Partia Demokratike e Kosovës.
Kurse nga Lidhja Demokratike nënkryetar është zgjedhur Kujtim Shala.
Gjithashtu Slavko Simiq është zgjedhur nënkryetar nga Lista Serbe, kurse Bekim Arifi nga komunitetet pakicë.