Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi ka thënë se nuk do ta pranojnë asnjë masë e cila kufizon punën e gastronomisë pa u takuar me ministrin e Financave, Herkuran Murati. Sipas tij, për të diskutuar mbështetjen financiare.

Ai ka thënë se nuk është zgjidhje me mbyllë bizneset.

Reagimi i Kllokoqit vjen pasi u paralajmëruan masat e reja ku pritet të rikthehet ora policore e puna e gastronomisë të mbahet vetëm në ambiente të jashtme me kapacitet deri në 70 për qind.

“Nuk është zgjidhje me i mbyll bizneset , zgjidhje është me dal me plan financiar si mund të kompensohen këto dëme ekonomike që do të shkaktohen! Shoqata e Gastronomëve asnjë masë nuk e pranon pa e takuar Hekuran Muratin për të diskutuar mbështetjen financiare të gastronomisë!”, ka thënë ai.

Share: