Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Tashmë është konfirmuar lajmi se do të hiqet ora policore.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, e ka aprovuar kërkesën e Asociacionit të Komunave të Kosovës për heqjen e kufizimit të lirisë së lëvizjes.

Ky lajm është konfirmuar nga drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi.

“Ishte një takim konstruktiv ndërmjet kryetarëve të komunave dhe ministrit Vitia. Kërkesa e Asociacionit të Komunave të Kosovës për heqjen e orës policore, por edhe kërkesat tjera që kanë impakt në zhvillimin ekonomik lokal, janë aprovuar nga ministri Vitia. Por, lehtësimi i këtyre masave do të ndodhë në mbledhjen e radhës së Qeverisë, ku Vitia do t’i paraqesë kërkesat e komunave”, ka deklaruar Ibrahimi.

Ai tha se është rekomanduar që gastronomia të punojë deri në orën 23:00.

Share: