Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres, ka kujtuar se NATO ndërhyri në Kosovë për të ndaluar spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës nga Sllobodan Millosheviq. Ai përmend vrasjet sistematike, përdhunimet dhe shpërnguljen e mijëra shqiptarëve nga shtëpitë e tyre.

Komentet demokrati i bëri në Twitter duke iu përgjigjur gazetarit amerikan Jeremy Scahill, i cili përmendi rastin e Kosovës për të krahasuar veprimet e NATO’s më 1999 me ato të Rusisë në Ukrainë më 2022.

“Gjatë bombardimeve 78 ditore të Serbisë dhe Malit të Zi më 1999, koalicioni i udhëhequr nga SHBA dhe Aleanca NATO bën veprime të njëjta ose të ngjashme me ato që po e dënojnë Rusinë për Ukrainën”, shkroi Scahill.

“Bombardimi i Serbisë nga SHBA erdhi si përgjigje ndaj një fushate të spastrimit etnik nga duart e Sllobodan Millosheviqit, ushtarët e të cilit vranë, përdhunuan dhe shpërngulën mijëra shqiptarë në Kosovë”,  theksoi Torres.

Share: