Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë sot se demokracia parlamentare është baza e zhvillimit të sistemit politik. Këtë deklarata, Konjufca e bëri gjatë takimit me organizata partnere të Kuvendit të Kosovës, shkruan RTV Albania.

Ai tha se roli i Kuvendit për zhvillimin e vendit është qendror.


“Ka qenë takim i nevojshëm dhe i rëndësishëm për Kuvendin e Kosovës, për shkak se unë besoj se demokracia parlamentare është baza e zhvillimit tonë dhe sistemit tonë politik. Meqenëse edhe me Kushtetutë ne jemi demokraci parlamentare, roli i Kuvendit për zhvillimin e vendit është qendror”, ka thënë Konjufca.

Më tutke Konjufca tha se me transparencën e punës së Kuvendit, Kosova është ndër vendet e para në rajon. 

“Për neve është e çmueshme për arsye se ne i realizojmë objektivat tona që janë për interesin e qytetarit të Kosovës, kështu që për këto vite si institucion përfaqësues Kuvendi ka arritur që duke përfshirë shoqërinë civile ta kthejmë në nivelin e transparencës e që është ndër vendet e para në rajon. Ky takim le të na shërbejë si nevojë për diskutim për atë se çka është arritur deri tash”, deklaroi ai. 

Share: