Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim që periudha për përsëritjen e votimit përmes postës për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit të fillojë më 29 nëntor dhe të përfundojë më 13 dhjetor 2021, raporton RTV Albania.

Të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm votuesit të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021.

Numri i votuesve jashtë Kosovës për Komunën e Dragashit është: 1,090.

Gjykata Supreme sot ka marrë vendim që procesi i votimit nga jashtë Kosovës për komunën e Dragashit të përsëritet.

Share: