Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Me tensionet e debat janë miratuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularët për zgjedhjet e parakohshme në Kuvendin e Kosovës.

Sipas formularëve të miratuar, aty janë të paraqitur vetëm kandidatet e certifikuar, kështu duke mos e përfshirë liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti por edhe kandidatë të tjerë që ishin në kontestim.

Mbledhja filloi me tensione mes kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, anëtarit të Nismës, Eshref Vishaj dhe anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komision.

Anëtari i LV-së, Alim Rama nuk u pajtua me formularin, pasi sipas tij do të krijohet huti në bartjen e votave gjatë numërimit.

“KQZ në mënyrë të qëllimshme krijon ose tenton më pas sa më shumë rinumërime, sepse ne kemi me pas lëshime teknike në bartje”, tha Rama.

Ndërsa, anëtari nga Nisma, Eshref Vishi tha se formulari është në përputhje me rregullat zgjedhore.

“Nuk pajtohem me Ramën, sepse s’ka me pas probleme dhe formulari është në përputhje me rregullat zgjedhore. Është shqetësuese që ka subjekte politike që bënë thirrje tek votuesit për dokumente që bien në kundërshtim me KQZ-në. Duhet të respektohen ligjet zgjedhore”, tha ai.

Për këtë reagoi anëtari tjetër i LV-së Sami Kurteshi, i cili tha se partive po i pengon bartësi i listës së LV-së, Albin Kurti.

“Është emri i Albin Kurtit që po ju pengon. Ai është një njeri dhe nuk zhduket. Pra po ju pengon Vetëvendosje, por se kemi atë problem se ne e presim me shumë dëshirë 14 shkurtin dhe do të dalin rezultatet. Strumbullari i problemit është frika dhe urrejtja ndaj një subjekti dhe një njeriu”, tha ai.

Për këtë reagoi Daka, e cila i tha Kurteshit që të mos bëjë fushatë në KQZ.

“Ti po bënë fushatë Sami. A je duke dashur të bësh propagandë, a?. Të lutem ndërprerje se kjo është fushatë zgjedhore në KQZ. Çdo mbledhje është duke u krijuar ankth dhe boll më!”, tha ajo.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.