Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Aktivitet simbolik i PSD-së.

Kjo parrullë, e përdorur para 1 shekulli përshkruan mirë domëthënien e zgjedhjeve në Kosovë. Në emër të lirisë, demokracisë e zhvillimit po shkojmë drejt një autokracie me tendencë totalitare.

“Krejt pushteti sovjetëve” ishte parrullë bolshevike kundër aleatëve liberal dhe kundër institucioneve qendrore, drejt sovjetëve që ishin këshillat e punëtorëve. Në ditët e para brenda sovjetëve ishte partia; pastaj sovjetët u bënë instrumente të partisë; partinë ndërkohë e merr në kontroll rrethi i ngushtë i pararojës; për t’u qendërzuar në fund në duart e një njeriu.

I njëjtë është procesi këtu. Në emër të luftës ndaj regjimit të vjetër po na përvidhet një “shpëtimtar”. Ky shpëtimtar para pak kohësh ndërroi statutin partiak dhe mori kompetencat për vete; pastaj, mësynë presidencën dhe e shndërruan në zyre partie; në radhe ishte sulmi ndaj KQZ-së; pastaj erdhi sllogani “krejt pushteti sovjetëve” në verzionin kosovar. Të gjitha për liderin suprem! Populli është një, vullneti i tij trupëzohet tek lideri suprem.

Share:

editor

Leave a Reply

Your email address will not be published.