Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Këngëtarja Dua Lipa u bë një nga artistet më të dëgjuara të vitit 2020 kur publikoi albumin e saj të dytë, “Future Nostalgia”, në kohën kur pandemia globale solli një mbyllje totale.

“Ishte patjetër një moment kur po mendoja për të, nëse ishte vendimi i duhur për ta nxjerrë këtë album. Por kur po bëja këtë album, ai me të vërtetë shërbeu, si një formë arratisjeje”, tha Lipa për CBS This Morning përball prezantueses Gayle King.

“Unë duhej të shkoja me instinktin tim të brendshëm që, shpresojmë se do të shërbente si pak dritë në errësirë dhe do t’i mbajë njerëzit në ritëm në shtëpitë e tyre. Dhe ndoshta kjo është saktësisht koha e përkryer për ta publikuar.”

Koha nuk mund të ketë qenë më e mirë , muzika e saj mbajti njerëzit në të gjithë botën duke vallëzuar gjatë izolimit.

Por optimizmi i “Future Nostalgia” sinjalizoi një zhvendosje në perspektivën e artistes Lipa si kantautore, veçanërisht në krahasim me hitet nga albumi i saj i parë.

Kënga e saj “New Rules” e futi atë në “Billboard Hot 100” dhe u bë një himn për këdo që po kalonte probleme në marrëdhënie.

“Unë e dua atë këngë, sepse është kaq e vërtetë. A jeni duke folur nga përvoja personale?”, pyeti prezantuesja.

“E dini, unë do të doja të mendoja se unë jam padyshim në një vend shumë më të lumtur. Unë u ndjeva sikur kur publikova këngën time të parë, sepse isha duke kaluar nëpër shumë pengesa personale në jetën time private, sa më ndihmoi muzika dhe ndjeva sikur isha mbërthyer pak, ishte ideja që unë duhej të isha e trishtuar në mënyrë që të bëja muzikë”, tha Lipa. “Dhe kështu kur fillova të bëj albumin ‘Future Nostalgia’, unë isha si: ‘Nuk ka asnjë arsye që unë të bëj këngë të trishtuara. Po kaloj kohën më të mirë. Jeta është e mrekullueshme”, tha këngëtarja me origjinë shqiptare.

Ndërsa shumë këngëtarë përdorin emra skenikë, Lipa mban dhe përdor emrin që ka pasur që në lindje.

Ajo tha se ka mësuar të vlerësojë emrin e saj dhe se i nderon rrënjët e saj.

“‘Dua’ do të thotë dashuri në gjuhën shqipe. Është vërtet interesante që unë kam emrin tim të vërtetë edhe si emër arti. Unë kam mësuar të vlerësoj emrin tim shumë më shumë. Duke jetuar në Londër me një emër si Dua, mendoj se thjesht doja të isha si të gjithë si çdo fëmijë tjetër”, tha Dua.

Dua Lipa lindi në Londër, menjëherë pasi familja e saj u largua nga Kosova për t’i shpëtuar luftës që po ndodhte në Ish-Jugosllavi në atë kohë. Në moshën 11-vjeçare, familja e saj u zhvendos përsëri në Kosovë.

Katër vjet më vonë, 15-vjeçarja Lipa bindi prindërit e saj që ta linin të shpërngulej në Britani të Madhe dhe të jetonte me një shoqe, për të ndjekur ëndrrën e madhe për muzikën.

“Ishte diçka përgjatë linjave, e dini, unë dua të bëj muzikë, por gjithashtu dua të kthehem në Mbretërinë e Bashkuar në mundësinë që, unë mund të shkoj dhe të kryej universitetin atje”,  u kishte thënë Dua prindërve në atë kohë.

“Ishte e vështirë t’i bindje ata që të të linin të shkoje? Mendoj se kishin dyshimet e tyre, duke menduar nëse është, si gjëja e duhur për të bërë. Nëna ime thjesht pohon se isha shumë e sigurt dhe prindërit e mi kanë qenë gjithmonë miqtë e mi më të ngushtë në të njëjtën kohë. Por ne u bëmë edhe më të afërt kur ata më lejuan të shkoja në Londër. Dhe nuk doja ta keqpërdorja këtë besim”, tha Lipa.

Pas një albumi debutues me shumë hite, ajo e gjeti veten në skenën më të madhe të muzikës – “Grammy Aëards”. Ajo fitoi dy çmime “Grammy” në vitin 2019, duke përfshirë çmimin “Artistja e re më e mirë.”

Këtë vit ajo është nominuar për gjashtë çmime Grammy: “Kënga e vitit, “Albumi i vitit”, “Performanca live më e mirë pop”, “Performanca më e mirë duo/grup” dhe “Albumi më i mirë i zhanrit pop”.

Lipa tha se po e menaxhon famën duke qëndruar në tokë dhe duke kujtuar se kush është.

“Unë jam aq me fat që hobi im është puna ime. Dhe unë bëj të bëj të gjitha këto gjëra të mrekullueshme. Por kur shkoj në shtëpi, është shumë ndryshe. Unë thjesht jam Dua”,tha ajo.

Share: