Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Presidentja Vjosa Osmani dhe kreu i Qeverisë, Albin Kurti kanë marrë vendim për të emëruar drejtorin e ri të AKI-së, raporton RTV Albania.

Në njoftimin për media të dërguar pak minuta më parë nga zyra e presidentit, është bërë e ditur se në këtë pozitë është emëruar Petrit Ajeti.

 “Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kanë emëruar Petrit Ajetin Drejtor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Ky emërim është bërë në përputhje me kompetencat kushtetuese të Presidentes dhe Kryeministrit të Kosovë”, thuhet në njoftim.

Share: