Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka reaguar pas reagimeve pas mos mirëpritjes së kreut të Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë.
Jashari, thotë se komuna që ai udhëheq, është e të gjithë shqiptarëve që ia duan të mirën vendit, andaj sipas tij, secili nga ta është i lirë dhe i mirëseardhur kurdo dhe pa asnjë brengë, shkruan rtvalbania.tv
“Secili nga Ne ka të drejtë të shprehë bindjet e tij politike e partiake, në mënyrë demokratike kudo në Kosovë. Shoqëria jonë, bazuar në sfidat e së kaluarës, më së miri i di dhe i vlerëson liritë dhe të drejtat e njeriut. Komuna që unë udhëheq, është e të gjithë shqiptarëve që ia duan të mirën vendit, andaj secili nga ta është i lirë dhe i mirëseardhur kurdo dhe pa asnjë brengë”, shkruan Jashari në Facebook.