Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Natën e kaluar në periferi të kryeqytetit të Gjermanisë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti darkoi në një tavolinë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në të kaluarën e tij si opozitar, Kurti ka qenë kundër takimeve të tilla.

Ditën e sotme në Prishtinë, Kurti tha se s’kanë qenë kundër dialogut as në të kaluarën.

“E kemi theksuar tash e shumë vite që ne nuk jemi në parim, kundër dialogut por ne nuk duam dialog pa parime”, tha Kurti. 

“Unë edhe mbrëmë si kryeministër i Republikës së Kosovës kam përfaqësuar vullnetin e popullit, kam mbrojtur interesat e shtetit dhe gjithnjë duke e pasur për dysheme dhe tavan kushtetueshmërinë dhe ligjin e Kosovës”, shtoi ai.

“Pra, pavarësisht se a ka darkë apo jo dhe pavarësisht se çfarë darke është unë i këtillë jam dhe njësoj ndjehem. Me shumë përgjegjësi për detyrën që mbaj por në të njëjtën kohë edhe me krenari për këtë përgjegjësi që më është besuar”, tha i pari i qeverisë .

Share: