Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se janë arrestuar dy personat të cilët plagosën babë e bir në Prizren, gjatë një tentim grabitjeje të hënën pasdite.

Kurti tha në Kuvendin e Kosovës se tashmë janë bastisur disa lokacione, ndërsa dha detaje për dy të dyshuarit, të cilat theksoi se janë arrestuar sot.

“Sot janë arrestuar dy të dyshuar për plaçkitjen e argjendarisë në Prizren të hënën në mbrëmje, me ç’rast janë plagosur babë e bir, pronarë të saj. Tashmë disa lokacione janë bastisur”, tha Kurti.

Kreu i Qeverisë tha se të dyshuarit kanë qenë të arrestuar deri vonë për vepra penale, por që më pas ishin liruar nga gjykata.

“Të dyshuarit kanë qenë të arrestuar deri vonë për vepra e plaçkitje të mëhershme, por fatkeqësisht gjykata i ka liruar në procedurë të rregullt. E tash, janë riarrestuar”, deklaroi kryeministri.

Share: