Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për CNN i ka etiketuar veprimet e presidentit rus, Vladimir Putin, në Ukrainë si krime të luftës.

“Krimet e tij të tmerrshme që të gjithë po i shohim duke ndodhur në Ukrainën Lindore janë definitivisht krime të luftës dhe u mbetet hetuesve që t’i vërtetojë këto krime kundër njerëzimit dhe këtë gjenocid”, ka thënë Kurti për CNN.

Kurti  shtoi se Ukraina ka nevojë për ndihmë nga NATO, ndërsa thotë se Kosova prej fillimit e ka përkrahur këtë ndihmë. 

“Ukraina ka nevojë për më shumë ndihmë nga NATO-ja dhe që nga fillimi e kemi përkrahur përpjekjen e Ukrainës”.

Share: