Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar Bajram Begajn, i cili sot u zgjodh President i Shqipërisë.

Kurti, ka shkruar se Kosova e Shqipëria kanë sfida të cilat mund të bëhen më të lehta, nëse ka bashkëpunim.


“E uroj presidentin e sapo zgjedhur të Shqipërisë, z. Bajram Begaj për përgjegjësinë dhe detyrën e re, si dhe popullin e qytetarët e Shqipërisë për presidentin e tyre të ri. Sfidat me të cilat përballen republikat tonë dhe mbarë kombi lehtësohen atëherë dhe sa herë që punojmë bashkë. Andaj, le të angazhohemi e bashkërendohemi drejt synimeve tona për mirëqenie e liri, drejtësi e siguri, zhvillim e progres, gjithnjë në orientimin tonë të palëkundur evropian, perëndimor e demokratik”, ka shkruar Kurti.

Share: