Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Kryeministri Albin Kurti tha se ushtrimi ushtarak “Deffender – Europe 21” nënkupton besimin që ShBA-ja i dha Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kreu i Qeverisë pasi bashkë me presidenten Vjosa Osmani inspektuan zhvillimin e këtij ushtrimi, shtoi se FSK-ja është fisnikëri e vendit tonë, është mishërim e së kaluarës së dhimbshme dhe i të tashmes sfiduese.

Kurti tha se Qeveria e tij do ta rrit buxhetin për FSK-në, duke shtuar se ushtarët e FSK-së janë të gatshëm ta mbrojnë sovranitetin e territorin e vendit.


“Ushtarë, oficer ju përgëzoj për gjithë angazhimin vendosmërinë dhe profesionalizmin që treguat gjatë këtij ushtrimi që është me rëndësi për vendin tonë. Veçantia e ushtrimit ‘Defender 21’ lidhet me faktin që partneri ynë strategjik i dhanë besimin vendit tonë dhe forcës së sigurisë së Kosovës që për herë të parë të mirëpres një pjesë të këtij ushtrimi në territorin e Kosovës. Pjesëmarrja e FSK-së në ushtrimin  Defender1  dëshmon për synimin e vendit tonë për të formësuar një ambient të sigurt dhe paqësor në Evropë dhe më gjerë”.

“Profesionalizmi juaj vërteton që FSK-ja jo vetëm që është e vullnetshme, por është e aftë për të ndihmuar në sigurinë kontinentale e globale. Ndërveprimi në stërvitje është vetëbesim i shtuar. Gjatë këtij ushtrimi ju keni shtyrë kufijtë më të skajshëm me të vetmin qëllim që të dëshmoni që forca jonë është e gatshme për të mbrojtur sovranitetin dhe territorin tonë”.

“Pas këtij ushtrimi do të jeni më të aftë për të ndërvarura me partner tanë. Në emër të Qeverisë iu falënderoj për angazhimin dhe përkrahjen që dhatë gjatë këtij ushtrimi. Roli juaj në këtë ushtrim është për zhvillim e vendit tonë. FSK-ja është fisnikëri e vendit tonë. FSK-ja pas këtij ushtrimi ka fituar aftësi të reja ushtarake. Kabineti im qeveritar do të shtoj buxhetin për FSK-në”.

Share: