Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

◾Kuvendi Kombëtar i PD-së zhvillon punimet këtë të shtunë në Pallatin e Kongreseve.

◾Pjesëmarrës në të janë 1425 delegatë nga 1838 në total.

◾Delegatët miratuan ndryshimet statutore. Po ashtu u vendos që më 22 Maj të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri. Kuvendi ngarkoi Këshillin Kombëtar për zgjedhjen e kryetarit të ri të grupit parlamentar.

◾Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha tha gjatë një prononcimi të shkurtër për mediat se dita e sotme është e një rëndësie të madhe “pas ditëlindjes së dytë të PD në konstituimin e forumeve të saj si opozitë e vërtetë shqiptare”.

◾Në Kuvend janë kthyer disa personalitetet dhe figura të njohura për demokratët. Arben Imami dhe Jozefina Topalli mbajtën fjalën e tyre.

◾Ish-Kryetarja e Parlamentit dhe ish-nënkryetarja e PD-së u përlot teksa bëhej gati të niste fjalimin e saj.

Kuvendi i PD miraton ndryshimet statutore

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar këtë të shtunë ndryshimet statutore. Këto ndryshime kanë të bëjnë me kryesinë e partisë, kryesinë e degës së partisë, Kuvendin Kombëtar, Këshillin Kombëtar, deri në një dispozitë tranzitore e në fund mandati i Komisionit të Rithemelimit që përfundon në momentin që zgjidhet Kryesia.

Cilat janë ndryshimet në statutin e PD

Kryesia e Degës së Partisë

1- Kryesia e Degës është organi më i lartë për drejtimin e Degës së Partisë ndërmjet dy Kuvendeve. Ajo vendos për të gjitha çështjet që nuk janë kompetencë ekskluzive e Kuvendit të degës apo e organeve qendrore të PDSH.

Kryesia e Degës përbëhet nga 17-27 anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi i Degës sipas përcaktimit që i bën këtij numri, për secilën degë, Kryesia e PDSH. Kryetari dhe Sekretari i Degës bëjnë pjesë në këtë numër.

Si anëtarë të Kryesisë së Degës me të drejta të plota mbi këtë numër përfshihen edhe kryetarët vendorë të LDG dhe FRPD, deputetët e PD-së të zgjedhur në territorin e Degës, antarët e Këshillit Kombëtar me banim në degë, Kryetarët e Bashkisë/Bashkive të Qarkut, kur i përkasin PD.

Kuvendi Kombëtar i Partisë

1. Kuvendi Kombëtar është organi më i lartë vendimmarrës i Partisë, që përbëhet nga 1100 (një mijë e njëqind) anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendet e degëve të PDSH sipas një numri të përcaktuar për çdo degë nga Kryesia e PDSH. Listën e kandidaturave për delegatë në Kuvendin Kombëtar e paraqitet në Kuvendin e Degës nga Kryesia e saj. Janë delegatë të Kuvendit Kombëtar :

a) Anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike;

b) Anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike;

c) Deputetët e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë;

ç) Antarët e qeverisë që janë antarë të PDSH-së;

d) Kryetarët e Bashkive, Prefekti, Kryetari i Qarkut, antarë të PDSH-së;

dh) Një numër përfaqësuesish të organizatave partnere të LDG  dhe FRPD ku përfaqësimi do të jetë, 10 për qind të numrit të përgjithshëm për LDG dhe 10 për qind të numrit të përgjithshëm për  FRPD, të anëtarëve të tjerë të Kuvendit Kombëtar.

Këshilli Kombëtar

2. Këshilli Kombëtar përbëhet nga Kryetari i PDSH-së dhe 150 anëtarë të zgjedhur me votim të fshehtë nga Kuvendi Kombëtar. Jashtë këtij numri, janë anëtarë të Këshillit Kombëtar pa iu nënshtruar procesit të votimit, Deputetët e PDSH në detyrë, Kryetarët e Degëve të PDSH, kryetarët e Bashkive që i përkasin Partisë Demokratike, ish- Presidentët, ish-Kryeministrat, ish-Kryetarët e Kuvendit dhe ish-Kryetarët e PDSH-së, që janë anëtarë të PDSH-së në momentin e mbledhjes së Këshillit Kombëtar, si dhe një numër i barabartë me 10 % të anëtarëve të zgjedhur, të cilët vijnë si propozime nga diaspora dhe emigracioni. Lista emërore e  tyre miratohet me vendim të Kryesisë së PDSH.

2. Janë automatikisht kandidatë:

a) anëtarët në detyrë të Kryesisë së Partisë;
b) ministrat në detyrë, anëtarë të PDSH-së;

6. Të drejtën për t’i propozuar vendime Këshillit Kombëtar e kanë Kryetari i Partisë, Kryesia e Partisë, Kryetari i Këshillit Kombëtar, si dhe të paktën ¼  e anëtarëve të tij. Jo më pak se 5% e anëtarëve të Këshillit Kombëtar kanë të drejtën që, në çdo kohë, të propozojnë kandidatë alternativë për çdo funksion politik që zgjidhet nga Këshilli Kombëtar. Vendimet e Këshillit Kombëtar merren me shumicë të thjeshtë. Në rastin e masave disiplinore, vendimet e Këshillit Kombëtar merren me 2/3 e votave. Mbledhjet e Këshillit Kombëtar nuk mund të zhvillohen pa praninë e më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve.

Kryesia e Partisë

Kryesia e Partisë drejtohet nga Kryetari i Partisë dhe përbëhet nga:

Kryetari i Partisë;

Dy nënkryetarët e Partisë,

Sekretari i Përgjithshëm;

Kryetari i Këshillit Kombëtar;.

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike;

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë;

Njëzet anëtarë të zgjedhur me votim të fshehtë nga Këshilli Kombëtar, sipas një liste të miratuar në Kryesinë e partisë me propozim të Kryetarit të Partisë ose kandidaturave të mbështetura nga jo më pak se 15% e anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Jo më pak se 30% e antarëve të zgjedhur të Kryesisë duhet të jenë nga gjinia më pak e përfaqësuar.

2. Anëtari i Kryesisë nuk mund të mbajë më shumë se një mandat tjetër përveç atij të fituar sipas këtij neni.

Aparati qendror administrativ i partisë

Në përputhje me mundësitë e saj financiare, Partia Demokratike ndërton aparatin e saj  qendror administrativ i cili funksionon sipas një rregulloreje të brendshme. Aparati qendror administrativ drejtohet nga Administratori i Përgjithshëm i Partisë, i cili emëron dhe shkarkon personelin e kësaj administrate. Struktura e  aparatit qendror administrativ përcaktohet me vendim të Kryesisë së Partisë. Administratori i Përgjithshëm  emërohet dhe shkarkohet me vendim të Kryesisë së Partisë.

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit

1. Menjëherë pas hyrjes në fuqi të këtij Statuti dhe deri në përfundim të zgjedhjes së Kryesisë së PDSH, drejtimi ekzekutiv i partisë bëhet nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit.

2. Mandati i Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit, përfundon në momentin që zgjidhet Kryesia e PDSH.

Share: