Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Një vrasje e dyfishtë tronditi sot në mëngjes Prishtinën.


Dy persona u gjetën të vdekur në lagjen “Kalabria” në Prishtinë, për çka Reporteri.net raportoi si media e parë në  vend.

Një burrë ka vrarë gruan e tij, kurse më pas ka vrarë vetën.

Lulzim Sopi ka vrarë së pari ish-gruan e tij Sebahate Sopan, kurse më pas ka vrarë vetën.
Gazeta Online “Reporteri.net”, ka siguruar foton e çiftit në fjalë.

Raportohet se deri tek akti tragjik i vrasjes së ish-bashkëshortes ka ardhur për motive xhelozie.

Lajmin për ngjarjen e rëndë ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 09:00 policia ka pranuar informatën për dy persona të pajetë në lagjen Emshiri në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit dhe mjekët emergjent”, ka bërë të ditur për Reporteri.net, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

Share: