Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Lidhja Demokratike e Kosovës ka pranuar kandidaturën e Vjosa Osmanit për të qenë Presidente e Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri për Euronews Albania pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së.

Kryesia e Lidhjes Demokratike te Kosovës ka vendosur të qëndrojë në sallë për t’i bërë kuorumin e nevojshëm Vjosa Osmanit për t’u zgjedhur presidente e Kosovës. Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku pritet që të takohet me grupin parlamentar ku do t’u bëhet i ditur qëndrimi i kryesisë së partisë.
“Po janë sinjalet për vota pro Vjosa Osmanit”, ka thënë zyrtari i LDK-së.
Lëvizja Vetëvendosje e konsideron çështje ditësh, zgjedhjen e Osmanit presidente të vendit, ndërsa refuzon në mënyrë të prerë një kompromis të mundshëm për një emër tjetër. Vetë Vjosa Osmani dhe Albin Kurti kanë takuar më herët edhe krerët e subjekteve politike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, të cilët kanë deklaruar se nuk do ta përkrahin kandidaturën e zonjës Osmani.

Share: