Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shkarkuar Valdete Dakën nga pozita e kryetares së KQZ-së.
Osmani gjatë ditës së sotme kishte kërkuar nga kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka që të dorëhiqet nga pozita e saj në këtë institucion.
Në këmbim të dorëheqjes thuhet se Presidentja i kishte ofruar mirënjohje nga Presidenca, gjë të cilën Valdete Daka nuk e ka pranuar.
Ndryshe, Daka është emëruar kryetare e KQZ-së më 27 prill të vitit 2018, nga ish-Presidenti Hashim Thaçi, ndërkaq mandati i saj është 7-vjeçar. Ky është mandati i dytë i Dakës në krye të KQZ-së.
Nga Zyra e Presidentës është lëshuar edhe vendimin mbi këtë shkarkim.



